Arrestime në Vlorë/ 18-vjeçari me armë zhurmuese në makinë i ikën policisë, tjeri në kërkim për trafik droge

0
98

Policia e Vlorës ka arrestuar sot dy persona, njëri prej tyre në kërkim, ndërsa tjetri ka tentuar t’i ikë policisë.

Policia ka arrestuar në flagrancë 18-vjeçari me iniciale K. M., banues në Vlorë pasi ka refuzuar t’u ndalojë shërbimeve të rendit dhe gjatë ndjekjes nga Policia është kapur në flagrancë në lagjen “Pavarësia”.

Nga kontrolli i ushtruar ka rezultuar se në automjetin tip Benz, drejtuar nga shtetasi K. M. është gjetur një armë zhurmuese, si ato që përdorin fishekë manovër.

Gjithashtu, 18-vjeçari nuk ishte i pajisur me leje drejtimi përkatëse për drejtimin e automjeteve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Po kështu është ndaluar shtetasi në kërkim E. Ç., 44 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi në vitin 2018 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur edhe 3 vite e gjysmë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here