Themeluesit e Google heqin dorë nga postet e tyre

0
125

Themeluesit e Google Larry Page dhe Sergey Brin kanë njoftuar se po tërhiqen nga postet e tyre kryesore në kompaninë e gjigantit në internet.

Ata hoqën dorë nga rolet e tyre përkatësisht si shef ekzekutiv i Alphabet dhe si president, por do të qëndrojnë në bord.

Drejtori i Përgjithshëm i Google, Sundar Pichai mori rolin e shefit ekzekutiv të Alphabet.

Alphabet u krijua në vitin 2015 si pjesë e ristrukturimit të Goole, të cilin Page dhe Brin e themeluan në një garazh në Kaliforni në 1998.

Komania mëmë kishte për qëllim të bënte aktivitetin e gjigantit të teknologjisë më të pastër dhe më të përgjegjshëm.

Page dhe Brin u larguan nga Google pasi formimit të Alphabet, duke u shprehur se po e bënin këtë për t’u përqëndruar në fillimin e nismave të reja.

Në një postim në blog të martën dy bashkëthemeluesit, të dy 46-vjeç, njoftuan se po tërhiqeshin nga administrimi i kompanisë.

Por shtuan se do të vazhdojnë të jenë të përfshirë në mënyrë aktive si anëtarë të bordit, aksionerë dhe bashkëthemelues.

“Ne nuk duhet të ishim kurrë ata që mbanin rolet e menaxhimit kur mendojmë se ka një mënyrë më të mirë për të drejtuar kompaninë. Alfabeti dhe Google nuk kanë më nevojë për dy shefë ekzekutivë dhe një President,”-thanë ata.

Gjithashtu deklaruan se ishte koha për të marrë përsipër rolet si prindër krenarë, duke ofruar këshilla dhe dashuri, po bezdi të përditshme dhe e insistuan se nuk kishte asnjë person më të mirë për të udhëhequr kompaninë në të ardhmen sesa Pichai.

47-vjeçari lindi në Indi, ku studioi inxhinierinë. Ai vazhdoi të studionte në SHBA në Universitetin Stanford dhe Universitetin e Pensilvanisë përpara se të hynte në Google në 2004.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here