Standard.al

Tërmetet, Japonia ndihma urgjente për Shqipërinë

0

Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ofron materiale si ndihmë emergjente, në përgjigje të një kërkese të Qeverisë së Shqipërisë, në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit 2019.
Kjo ndihmë emergjente jepet si kontribut humanitar, por dhe në kuadër të marrëdhënies miqësore midis Japonisë dhe Republikës së Shqipërisë.
280 tenda dhe 560 shtroje për fjetje, janë dorëzuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Materialet pritet të përdoren në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti.

Fjala e Z. Paulin LULI, Drejtoria e Rezervave Materiale te Shtetit.

Gjej rastin të shpreh mirënjohjen tonë për Japoninë dhe falënderoj Ambasadorin, Z. Takeichi dhe të gjithë ata që po ofrojnë ndihmën humanitare për njerëzit e prekur nga tërmeti. Do të them disa fjalë, vërtet nga  zemra,  për qeverinë japoneze dhe popullin japonez,  për ndihmën e dhënë.

Japonia është një nga 20 vendet më të zhvilluara të botës, por është absolutisht vendi i parë, nga ata 20, që kontribuon duke ofruar ndihmë të menjëhershme, vecanerishtt në rastet e katastrofës natyrore. Në momente të tilla të vështira që po kalojmë, një vend si Japonia, i cili është mjaft larg Shqipërisë, merr përgjegjësinë për të mbështetur popullin e Shqipërisë, e vlerësojmë shumë. Japonia është një vend që di shumë mirë pasojat e tërmeteve shkatërruese, dhe gjithashtu njeh ndjenjën e njerëzve të prekur dhe kështu, siguron ndihmë pa hezitim. Ne do të vlerësonim që vendet e tjera ndjekin shembullin e Japonisë dhe kontribuojnë për të lehtësuar pasojat e tërmetit. Një mirënjohje te vecante, po e shpreh në emër të banorëve të zonave të prekura.

Fjala e  Ambasadorit të Japonisë, SH.T.Z. Ito

I nderuar Ministër Koci, Ju faleminderit për praninë tuaj këtu, Ne e dimë që këtë herë ju jeni kaq të zënë, dhe përkundër orarit tuaj të ngjeshur keni gjetur kohën për të qenë këtu sot, e vlerësoj vërtet.

Para së gjithash, unë do të doja të shpreh ngushëllimet tona të sinqerta dhe më të thella familjeve të viktimave, ne e kuptojmë trishtimin dhe pikëllimin e tyre. Unë gjithashtu uroj shume rehabilitim të shpejtë të zonave te prekura. Unë vërtet shpresoj se ky dhurim do të kontribuojë në shërimin e të prekurve dhe për zbutjen e pasojave të tërmetit.

Gjithashtu vlerësoj praninë e perfaqesuesit te JICA,  z. Takeichi sot këtu, si dhe Zyrën Rajonale të JICA, për përgjigjen e shpejtë ndaj kësaj situate fatkeqësie me të cilën po përballet Shqipëria. Faleminderit shumë.

Fjala e Z.Petro Koci, Zëvendës Ministrit të Mbrojtjes.

I nderuar Ambasador i Japonisë, i nderuar Kryetar i Zyrës Rajonale të JICA, Z. Takeichi, Z. Luli,

Në emër të qeverisë sonë, unë do të doja të shpreh mirënjohjen tonë për Qeverinë e Japonisë, popullin japonez dhe gjithashtu JICA për këtë demonstrim solidariteti, jo vetëm me fjalë, por në këtë moment të vështirë, me vepra të vërteta. Faleminderit shumë. Ne jemi të vetëdijshëm që Japonia ka përvojën e përballimit të katastrofës dhe vecanerisht me tërmetin, dhe si e tillë, ju me të vërtetë e kuptoni se çfarë lloj vështirësish po hasim tani. Populli shqiptar nuk është mësuar në situata të tilla, dhe për shkak të kësaj, vështirësitë amplifikohen. Ajo që ne kemi nevojë sot është përvoja juaj dhe metodologjia e administrimit të situatave pas katastrofës, dhe orientimi i njerëzve se si të merren me momentet e vështira pas ndodhjes së katastrofës.

Siç jam në dijeni, kjo është ngarkesa e parë dhe do të pasojnë edhe 2 të tjera. Ne kemi nevojë për tenda dimri, pasi, shumë nga njerëzit e prekur që jetojnë në zona rurale, nuk e konsiderojnë të strehohen në hotele ose struktura të tjera në zonat urbane, por duhet të qëndrojnë pranë ekonomive të tyre të vogla dhe të kujdesen për bagëtinë. Në këtë drejtim, kjo ndihmë është shumë e dobishme, dhe unë e vlerësoj shumë.

Unë kam qenë në kontakt me Ambasadorin që në momentet e para pas katastrofës, dhe ne kemi parë shqetësimin tuaj të madh si dhe gatishmërinë e madhe për të na ndihmuar në këto momente të vështira. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë! Faleminderit shumë Ambasador, Faleminderit z. Takeichi

Fjala e Z. Xhiro Takeiçi, Përfaqësuesit Rezident të JICA për Ballkanin,

I Nderuar Shkelqesi, Minister Petro Koci

Në emër të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), para së gjithash, dëshiroj të shpreh simpatinë dhe solidaritetin tonë më të thellë për ata që vuajnë nga katastrofa, e cila goditi Shqipërinë në 26 nëntor. Siç jemi në dijeni, tërmeti i fuqishëm ka shkaktuar lëndime, humbje jete, shkatërrim shtëpish dhe pamundesim te shumë shërbimeve .

Qeveria e Japonisë dhe JICA po levrojne në Shqipëri ndihmën e emergjencës për materiale të nevojshme, përfshirë 280 tenda dhe 560 shtroje për fjetje. Kjo ndihmë është një shenjë e miqësisë se popullit japonez. Japonia është një vend i prirur të preket nga fatkeqësitë natyrore, ndaj dhe ne shpresojmë që këto materiale të lehtësojnë dhimbjen e njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.

Do të dëshiroja të shpreh respektin tim më të lartë për Qeverinë e Shqipërisë, vecanerisht Ministrinë e Mbrojtjes, dhe agjensi të tjera që po udhëheqin pa u lodhur operacionet e mbeshtetjes humanitare në këtë kohë të vështirë, për shpëtimin e vendit dhe njerëzve.

Së fundmi, unë sinqerisht shpresoj që këto materiale emergjence,  do të arrijnë tek njerëzit në nevojë sa më shpejt të jetë e mundur për lehtësimin dhe rikuperimin e jetës së tyre.

Shume faleminderit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.