Spotify zbulon këngët më të dëgjuara të dekadës, ja lista…

0
127

Spotify ka zbuluar këngët, albumet dhe artistët e saj më të mëdhenj të dekadës së fundit.

Drake është shpallur si artisti më i dëgjuar i viteve 2010. Ylli kanadez ka grumbulluar më shumë se 28 miliardë dëgjime. Vetëm kënga e tij hit “One Dance” është dëgjuar 1.7 miliardë herë.

Por “Shape Of You” e Ed Sheeran, grumbulloi 2.4 miliardë dëgjime duke u shpallur kënga më e dëgjuar e dekadës.

Kënga më e madhe për vitin 2019 ishte “Senorita” e Shawn Mendes dhe Camila Cabello.

E publikuar në qershor, dueti i famshëm u dëgjua më shumë se 1 miliardë herë.

Ndërsa “Bad Guy” e Billie Eilish nuk është shumë larg, me 990 milion dëgjime.

Albumi i parë i Eilish, “When We All Fall Asleep Where Do We Go” është albumi më i kërkuar i vitit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here