Meta vizitë në Gjilan, falenderon kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë banorët për solidaritetin dhe kujdesin

0
106

Presidenti Meta ishte sot në Gjilan ku nën shoqërinë e Kryeministrit të Kosovës, z.Ramush Haradinaj, vizitoi  Komunën e Gjilanit, dhe të gjithë shqiptarët që janë strehuar atje. Ndërkohë pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në Facebook Meta shpreh mirënjohje të thellë për kryetarin Lutfi Haziri dhe gjithë mikëpritjen dhe mbështetjen që Kosova ka ofruar për Shqipërinë në këto ditë dhimbjesh.

Postimi i plotë:

Së bashku me Kryeministrin e Kosovës, z.Ramush Haradinaj vizitova sot Komunën e Gjilanit, për të falenderuar kryetarin Lutfi Haziri dhe të gjithë popullin e Gjilanit për solidaritetin, kujdesin, ndihmën dhe mikpritjen për dhjetëra familje nga Shqipëria, të prekura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Kjo fatkeqësi natyrore që rrëzoi jo pak ndërtesa në Shqipëri, dëshmoi solidaritetin mbarëkombëtar, jashtëzakonisht të fortë, që është garanci për të tejkaluar sa më parë këto dhimbje dhe të gjitha pasojat, siç është dëshmuar edhe në të kaluarën. ????

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here