Standard.al

Agron Tufa dhe kazani përballë tij

0

Nga Kastriot Dervishi

Kërcënohet vazhdimisht me jetë prej komunistëve familjarisht Agron Tufa, sa detyrohet të largohet nga vendi e kërkojë strehim politik. Kërcënohet po ashtu kushdo që nuk i përmbahet variantit enverist të historisë. Çuditërisht, situata të ngjashme nuk ndodhin me këtë Autoritetin e Dosjeve?

Si duket nga “hapja e dosjeve”, ekspozitat, filmat me kosto hollivudjane, e veprime të tjera të këtij lloji shoqëruar me padije e propagandë, nuk i shqetësojnë aspak komunistët e rinj e ato të vjetër. Kjo tregon sa “antikomuniste” është veprimtaria e autoritetit.

Kjo u pa edhe te entuziazmi i fundit i Autoritetit për 75-vjetorin e ardhjes në pushtet të komunistëve. Madje shokë të Autoritetit, janë pjesëtarë të ekipit agjitativ komunist enverist baltëhedhës ndaj Agron Tufës.

Çuditërisht i gjithë ekipi në fjalë “veteranë” (persekutorë, enveristë, etj) dhe pasardhës të tyre, u vlerësuan nga erion veliaj (ideatori i autoritetit, pavarësisht se as kishte dhe as ia ka idenë për arkivat), me rastin e përvjetorit të 75-vjetorit të krimit (ditët në vijim do i tregoj me foto).

Tani një këshillë për shokët e Autoritetit: atë shifrën e 6 mijë të “zhdukurve” bëjeni 4 mijë. Se 2 mijë i kanë vrarë në vitet 1943-1944 ata që na “çliruan”. Qëndroni plotësisht me 29 nëntorin se e meritoni atë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.