Standard.al

22 vjeçarja greke qëllon me thikë të riun shqiptar. Dyshimet paraprake të policisë…

0

Një grua 22 vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një burrë 26 vjeçar me origjinë shqiptare.

Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime edhe shqiptari është konsumator.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22 vjeçarja u arrestua nga policia.

Policia është gjithashtu në zonë për të përcaktuar kushtet e sakta që çuan në plagosjen e të riut.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.