Standard.al

Tërmeti, inxhinierja Bozo: Kemi ngritur zërin prej kohësh, nuk na kanë dëgjuar

0

Inxhinierja Luljeta Bozo thotë se e kanë ngritur shqetësimin në lidhje me kushtet teknike të projektimit.

E ftuar në studion e emisionit “Tempora” ajo tha se kushti teknik dhe sizmik që është i vitit 1989 duhet të ndryshohet.

BozoNe kemi kohë që kemi një shqetësim, kemi ngritur edhe zërin, por nuk na është dëgjuar. Kemi vite që them kushtin teknik të projektimit dhe atë sizmik që është i 89, është akoma ai në fuqi. Ai duhet modifikuar, sepse ndryshojnë kushtet, ndryshojnë teknologjitë. Kushti teknik është ne evoluim dhe nuk mund të jetë njëherë e përgjithmonë. Nuk është ngritur një grup i tillë, që për mua duhet të jetë një grup i përhershëm që merret më modifikimin e kushtit teknik. Këto modifikimet të bëhen sipas problematikës duke thirrur edhe ekspertët e fushës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.