Rama shpërfill Kosovën, quan Italinë ‘shtëpi të dytë’

0
112

Edi Rama njofton se sot do të largohet në Londër për të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Ai duke injoruar Kosovën që në kohën e tragjedisë nga tërmeti nuk ka kursyer asgjë për të prekurit nga tërmeti, duke njoftuar se pas samitit të NATO-s do të shkojë në Itali.

‘Miqtë e mi, detyra ma kërkon të largohem sot drejt Londrës për samitin e NATO-s. S’do jem mes jush sot dhe nesër.

Me të mbaruar samiti, nesër pasdite do të fluturoj për Tiranë, por me një ndalesë në Romë. Ku do të jem në emisionin “Porta a Porta” për situatën dhe do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia’.

Kështu, për të disatën herë, Edi Rama ka vendosur të sulmojë dhe shpërfillë Kosovën, e cila ishte e para që mbërriti në Shqipëri, duke shpëtuar dhjetëra jetë njerëzish, nga tërmeti i rëndë i 26 nëntorit.

Ishin po ashtu qytetarët e Kosovës, që sollën në Shqipëri mijëra ton ndihma, duke u bërë menjëherë krah i njerëzve që kishin mbetur pa asgjë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here