Policia tentoi të shoqëronte aktivisten e Teatrit, Manjani: Denoncimi i të vërtetës s’është as krim as panik

0
86

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme ku policia tentoi të shoqëronte juristen dhe aktivisten e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, znj. Adriana Kalaja. Ngjarja në fjalë erdhi pas denoncimit të Kalasë se qese me ndihma për të prekurit nga tërmeti po shkarkoheshin në Ministrinë e Brendshme. Manjani përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se denoncimi i të vërtetës nuk është as panik e as krim.

REAGIMI I MANJANIT:

Denoncimi i të vërtetës nuk është as panik e as krim.
==============
Nuk ka të pasme ku të rrijë logjika që aktivistët e Teatrit paskan përhapur panik pse regjistruan dhe emetuan në rrjete sociale një mjet që po shkarkonte qese ndihma në hyrjen e Ministrisë së Brendshme.
Kjo është turp, jo logjikë!

Fakt është se vetë Ministri i Brendshëm e pranon se ato qese janë me ndihma dhe se po futeshin në magazinën e SHÇB.
Pra jo panik, por as gënjeshtër nuk është regjistrimi video i bërë nga aktivistët. E pranon vetë ministri që janë qese me ndihma.
Aktivistët në koment thonë se ndihmat janë vjedhur nga policia. Fiks të njëjtën gjë thotë dhe ministri, “ato ndihma janë provë materiale e një vjedhje që ka bërë një punonjës policie…”. Pra policët i paskan vjedhur ndihmat.
Sinqerisht nuk e kuptoj se ku është vepra penale e kryer nga Aktivistët!!! Ata denoncuan diçka të çuditshme që panë. Natyrisht nuk mund të dinin nëse ato qese ndihmash i kishte vjedhur një polic në Rinas apo një polic diku tjetër. Fakti ishte i qartë: në Ministrinë e Brendshme po shkarkoheshin ndihma që normalisht duhet të shkarkoheshin tek banorët në nevojë.
Në fakt e çuditshme është që provat hetimore u ruakan në Ministrinë e Brendshme.
Sidoqoftë asnjë panik e asnjë të pavërtetë nuk ka në raportimin e aktivistëve. Mund të ketë diskutime etike mbi komentet apo opinionet reciproke që bëjnë si aktivistët denoncues ashtu dhe Ministri i Brendshëm reagues, por jo shkelje ligji!
Pra mund të mos jesh dakord me komentin, por jo me faktin që e pranon dhe vetë që ka ndodhur.
Nëse duan ti përndjekin e ti terrorizojnë me polic se ju do qejfi, është hesap tjetër, por që të kenë shkelur ndonjë ligj të shkruar nuk kanë të drejtë ta bëjnë.
Të denoncosh diçka që e sheh dhe pranohet se është e vërtetë nuk është panik. Përkundrazi është shërbim qytetar i nivelit të lartë. Panik dhe krim është kur fshihet e vërteta si dhe kur tentohet mbyllja e gojës njerëzve! Kjo e fundit tashmë njihet si krim kundër njerëzimit që kryhet në shtete diktatoriale.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here