Plas SKANDALI/ Vasili publikon dokumentet: Oligarkëve nuk u prek asnjë qindarkë, kurse policëve u merr rrogën…

0
137

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka nxjerrë një dokumet, ku, sipas të cilit, thuhet që qeveria nuk do të prekë asnjë qindarkë nga koncensionet për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, por policëve do t’u marrë një pjesë të pagës.

Bshkëngjitur dokumetit, në një postim në Facebook, Vasili shkruan se “Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarkë koncesioneve të oligarkëve dhe opozita që e propozon “ka mungesë fantazie” sipas Ramës.

Edhe në këto ditë të tragjedisë më të rëndë që është përballur Shqipëria ku po kërkohet solidaritet nga të gjitha anët, vetëm parave të koncesioneve s’duhet t’u lëvizë asnjë qime.”

Postimi i plotë i Vasilit

Skandali. Edi Rama koncesioneve të oligarkëve nuk u prek një qindarkë, kurse policëve u merr rrogen!(DOKUMENTI).

Edi Rama deklaroi se nuk u prek asnjë qindarke Koncesioneve te Oligarkëve dhe opozita qe e propozon “ka mungese fantazie” sipas Ramës.

Edhe ne keto dite te tragjedise me te rende qe eshte perballur Shqiperia ku po kerkohet solidaritet nga te gjitha anet, vetem parave te Koncesioneve s’duhet tu levize asnje qime.

Populli i martirizuar nga termeti,qe s’ka buke te haje dhe shtepi se ku te fuse koken,duhet te vazhdoje paguaje nga gjaku i tij per gjakpiresit financiarë te Koncesioneve te qeverise.

Po Edi Rama qe s’prek Koncesionet me Urdhera te paligjshme u mban rrogen me pahir policise me sebepin e ndihmes per situaten.

Shikojeni me syte tuaj Dokumentin se si solidariteti behet me urdher ne polici nga Edi Rama dhe Drejtoret e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here