Picieri shqiptar bën gjestin humanitar: Fton komunitetin në Pulia të shpërndajnë pica për të mbledhur fonde për tërmetin

0
95

Një iniciativë e vecantë për mbledhje fondesh është marrë nga Arjan Nexha, picieri shqiptar resident në Itali. Ai ka përfshirë komunitetin në Pulia në mënyrë që të shpërndahen sa më shumë pica dhe paratë që do të mblidhen do të dërgohen në Shqipëri në ndihmë të atyre që kanë humbur gjithcka nga tërmeti i 26 nëntorit.

Iniciativa nëpërmjet picave në mbështetje të njerëzve të prekur nga tërmeti në Shqipëri, vjen nga Pulia, si dëshirë e Arjan Nexhës.

Ky i fundit, me origjinë shqiptare por prej kohësh resident në Itali, ka vendosur që së bashku me stafin e tij dhe komunitetin të organizojë një mbrëmje ku të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë pë rata që kanë humbur gjithcka si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Dhe pse janë prenotuar të gjitha vendet në piceri, kushdo mund të shkojë dhe të porosisë pasi do të ketë vend për këdo që do dojë të kontribuojë.

Mediat italiane raportojnë se iniciativës i janë bashkuar jo vetëm klientët dhe stafi i restorantit por dhe furnizuesit të cilët kanë sjellë produkte falas. Madje dhe stafi ka vendosur të punojë në mënyrë vullnetare duke dorëzuar pagesën ditore në fondin e ndihmës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here