“Mos të kryhet asnjë prishje pa praninë tonë”, Prokuroria e Tiranës shkresë urgjente Bashkisë dhe Policisë

0
126

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me tërmetin e 26 nëntorit, nga i cili mbetën të vrarë 51 viktima dhe u prishën qindra ndërtesa.

Prokuroria i ka dërguar një komunikatë bashkisë dhe policisë që të mos kryhet asnjë ndërtimin pa praninë e prokurorëve.

Prokuroria ka kërkuar që deri më datë 5 dhjetor të dorëzohen raportet.

Edhe pse një kërkesë është dërguar pranë policisë dhe bashkisë që më 27 nëntor, deri më sot nuk ka mbërritur në prokurori asnjë raport.

Përmes kërkesës Prokuroria e Tiranës kërkon që të dorëzohet raport i përpiktë me të gjitha banesat që janë dëmtuar nga tërmeti.

Po ashtu Prokuroria e Durrësit ka kërkuar sot konfiskimin e dokumenteve në zyrën e Urbanistikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here