Standard.al

Menaxhimi i krizës së tërmetit/ Kulluri: Qeveria, reagim të ngadaltë për shpalljen e emergjencës civile…

0

Edvin Kulluri është shprehur se tërmeti nuk dihet se ku do të ndodhë vjen në një mënyrë të papritur, por kjo nuk do të thotë që qeveria u tregua e gatshme për tu përballur me situatën.

“Reagimi pas tërmetit që goditi Shqipërinë ishte një gjendje shoku qoftë nga shoqëria, por edhe nga qeveria. Ajo që vihet re është reagimi i ngadaltë për shpalljen e emergjencës civile”, theksoi ai. ‘Ajo që bie në sy është se ka vonesë. Kryeministri futet në panik emocional në raste emergjencash. Vihet re një mospranim i situatës së emergjencës”, shprehet Kulluri.

“Shpallja e emergjencës është e rëndësishme sepse futen në lojë  të gjithë mekanizmat automatikë të menaxhimit të situatave të krizës humanitare dhe emergjencës. Aktori kryesor është Ministria e Mbrojtjes, Forcat e Armatosura, Policia dhe institucione të tjera për të përballuar kaosin. Ka mungesa në trajtim në mjetë në poligone për tu stërvitur kjo sjellë kapacitetet minimale për të përballuar situatat e emergjencës”, u shpreh Kulluri./abcnews.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.