Kapet më shumë se një ton kokainë në një kamion cisternë, arrestohet shoferi

0
176

Autoritetet meksikane kanë njoftuar sot se  kanë arritur të zbulojnë dhe konfiskojnë më shumë se një ton kokainë, brenda një kamioni cisternë në TobaskoM.

Në komunikatën e ushtrisë meksikane, thuhet se skaneri në punktin në një autostradë kishte vërejtur “anomali” brenda kamionit cisternë.

Ata arritën të zbulojnë 1,153 paketime të vogla me kokainë që peshonin 1,109 kilogramë, me ç’rast kanë arrestuar shoferin.

Kokaina nga Amerika e Jugut për në Meksikë zakonisht transportohet me anije apo aeroplanë të vegjël, e më pas kontrabandohet përgjatë vijës kufitare me SHBA-t-ë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here