E PADËGJUAR/ I ‘kërcënohet me jetë’ fëmija, Sulltani thotë se djali nuk i ngjan

0
141

Policia ruse është duke hetuar një “kërcënim për jetën” për fëmijën e djalit të bukuroshes, Oksana Voevodina.  27-vjeçarja këmbëngul se djalin e ka me sulltanin e Malajzisë, Muhamed V.

Voevodina, e cila fitoi Miss Moskën në vitin 2015, ka bërë thirrje për “mbrojtje të shtetit”, duke pretenduar se ajo ishte paralajmëruar përmes një miku se Leon gjashtëmujor është në ‘rrezik për jetën’.

 27-vjeçarja thotë se është zhvendosur nga shtëpia e saj në kryeqytetin rus në një qytet tjetër sepse ka frikë për jetën e foshnjës. Vogëlushi ka lindur në Moskë në maj të këtij viti, por Sulltani i Malajzisë deklaron se nuk është djali i tij.

Ish-sulltani i Malajzisë i është kundërpërgjigjur ish-gruas së tij, Oksana Voevodina, duke i thënë se fotot e djalit të vogël nuk provojnë se ai është babai biologjik, madje se ai nuk i ngjan fare, gjë që në fakt nuk është fare e vërtetë.

Nga ana tjetër, kujtojmë se pallati mbretëror thekson se bukuroshja nuk pranon të bëjë testin, duke pretenduar se djali nuk është i Sulltanit.

Zonja Voevodina tha që asaj i kërkohej që të tërhiqte një proces gjyqësor për të vendosur atësinë e fëmijës, të ndalonte lëvizjet e saj ligjore për alimoni dhe të ndalonte së foluri me mediat, sipas raporteve në Moskë.

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here