Standard.al

Arrestohet 26-vjeçari nga Durrësi/ Tentoi të transportonte klandestinë drejt Shkodrës

0

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar disa shtetasit e huaj drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.
Mësohet se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet F.Q, nga Durrësi.

Ai akuzohet për transport klandestinësh, ku këta të fundit, shtetas nga Lindja e Mesme, kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me shtetin grek, dhe pasi të shkonin në Mal të Zi, destinacion kishin një nga vendet e BE.

I riu u arrestua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Çarshovë, teksa ndihmonte për të transportuar 3 klandestin, me mjetin tip Seat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.