Standard.al

“Të ndihmosh të tjerët të bën të lumtur”/ Miss Serbia erdhi në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

0

Përtej ndasive politike, duket se në tragjedinë që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit nuk ka dallime! Duket se prej ditës së parë që Miss Serbia Irina Jovanka ka mësuar për katastrofën natyrore që goditi Shqipërinë, bukuroshja nga Serbia është treguar e gatshme dhe ka udhëtuar drejt vendit tonë për të dhënë ndihmën e saj direkte, pranë të prekurve nga tërmeti. E ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, Irina tregoi eksperiencën e saj jetësore pranë të lënduarve në Durrës, Laç dhe Vorë.

Irina u shpreh se nuk ka në dispozicion shumë para, por me protagonizmin e saj mund të sensibilizojë mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë moment të vështirë për të gjithë.

Gjithashtu ajo ka postuar edhe disa foto në Instastory, ku shihet se po bashkëpunon me një organizatë kosovare për të shpërndarë vetë ndihmat në terren. “Të ndihmosh të tjerët të bën të lumtur”,-shkruan ajo mbi një foto.

  • foto galeri

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.