FRPD në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti/ Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, të vijë ta shohë gjendjen

0
115

Kreu dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike vijojnë aksionin e tyre për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Së fundmi, ata kanë qenë në fshatrat Pojan dhe Pezë, shumë afër Tiranës, aty ku lëkundjet e tokës kanë lënë pas dëme të mëdha.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit
Në Pojan, në fshatin Pezë, vetëm 16 km larg Tiranës, aty ku tërmeti ka tronditur e shembur shtëpitë e dhjetëra familjeve, të cilat ende nuk kanë marrë asnjë kontakt dhe ndihmë nga askush. Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, duhet të vijë ta shohë vetë me sy gjendjen në të cilën jetojnë aktualisht këto familje, me fëmijë të vegjël e invalidë. Askush nga Bashkia Tiranë apo instanca të tjera shtetërore nuk është kujtuar për këta banorë që jetojnë e votojnë në kryeqytet! Apeli jonë sot shkon për cilindo nga ju! Edhe një batanije ose një pako ushqime, do të thotë shumë për këta banorë. Mirënjohje pafund Aleancës për Teatrin për veshjet e mundësuara për fëmijët e vegjël si dhe të rinjve të FRPD për pakot me ushqime ??

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here