“Mbulova vajzat e mia”, gazetarja tregon si u gjend në momentin që ra tërmeti: Rama nuk pranoi që të fliste…

0
122
Italian rescuers stand in front of a collapsed house of Lala family in Durres, western Albania, Thursday, Nov. 28, 2019. Hopes were fading Thursday of finding anyone else alive beneath the rubble of collapsed buildings in Albania two days after a deadly quake struck the country's Adriatic coast, with the death toll increasing to 40 after more bodies were pulled from the ruins. (ANSA/AP Photo/Hektor Pustina) [CopyrightNotice: Copyright 2019 The Associated Press. All rights reserved]

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” ka treguar sesi e ka gjetur momenti kur ra tërmeti me magnitudë 6.4 ballë Righter.

Ajo tha se kur ra tërmet, ka mbuluar të dyja vajzat me dy duar, kurse më tej ka dalë nga banesa.

“Më lejoni Nisida të shpreh një ngushëllim për të gjithë viktimat. Dua t’i garantoj se të gjithë njerëzit janë me ta. Unë dua t’ju kërkoj ndjese vajzave të mia, pasi i lashë vetëm ata. Kur ra tërmet, i mbulova fëmijët, fillimisht nuk dola jashtë, ndërsa pasi përfundoi tërmeti sigurisht dola. Aty më erdhi një telefonatë nga redaksia. Unë isha e ndërgjegjshme se duhet të dilja se do të raportoja”, tha ajo.

Gazetarja Klodiana Lala më tej tregon sesi arritën më tej në Durrës dhe përvojën nga ajo që po ndodhte në qytetin bregdetar.

“Kemi qenë të vendi që quhet Kryqi i Kuq në Durrës. Jemi sinjalizuar nga policia se aty do të vinte dhe kryeministri. Zoti Rama nuk pranoi që të fliste. Ajo që doja unë në ato momente ishte se Rama ndoshta duhet të fliste për të dhënë mesazh qetësie, sepse njerëzit ishin të traumatizuar, situata ishte shumë e rëndë. Aty kam takuar gjyshin e njërës prej viktimave. Duhet të falënderojmë të gjithë policët, por edhe ndihmat e huaja. Më kanë treguar aty sesi kati i parë ishte zhytur totalisht”, tha gazetarja Lala

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here