Standard.al

“Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar”/ Tifozët grekë banderolë gjigante në gjuhën shqipe

0

Një mbështetje e madhe për Shqipëria  ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët.

Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh. Ditën e sotme kur skuadra e tyre e basketbollit është duke luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.

Banderola është e shkruar në shqip, dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.