Shqipëria e skamur… ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private!! Që na e ka lënë arkën bosh….

0
105

Kosova dhe fqinjët, të mirëpajisur dhe efikasë në zbulimin e fatkeqëve të ngecur në rrënoja.

Tanët, përlotës, kurajozë, heroikë në përpjekjet e tyre përtej mundësive, por në një pikë, bëhen edhe vetë për oksigjen, njëjtë me viktimat.

Nuk kanë mjete të mjaftueshme, logjistikë, trajnime, organizim.

“Nuk ka fonde”…

Edhe hezitimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me mungesën e fondeve.

Po pse?

Pse e ka arkën bosh një ekzekutiv që ka rritur taksat përditë?

E vërteta është e thjeshtë deri në fyerje.

Miliarda janë shpërdoruar në koncesione të pamenda gllabëruese.

Miliarda në mbifaturime veprash publike.

Miliarda në dëmshpërblime, gjyqe, gafa e gabime; cektësi e skajshme në shërbim të narcizmit të sëmurë politik.

Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”.

Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike.

Por zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas.

Ndaj shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian.

Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët.

Ama ne të bizhuve kemi politikanët më të bukur në botë që shkëlqejnë firmato.

Ne të bizhuve kemi paradë “alta moda” në oborrin e Parlamentit çdo të enjte.

Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.

Asnjë lidhje Aliu me humanen, ndjeshmërinë, ritmin e një zemre majtas.

Shfajësime të përditshme, batuta karagjozësh, vetëlëvdata.

Alibabëzia e zbrazi arkën.

Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot.

Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.

Një popull shpirt topitur.

Një klasë politike barkngopur dhe shpirtzbrazur.

Një lëmsh i ngatërruar hidhërimi pa fund.

Për viktimat dhe ata që rënkojnë gërmadhave.

Fëmijë, nëna me fëmijë.

Do ishin më pak nëse shteti i tyre do ish vërtet i tyre.

Qoftë me kaq se lëkundjet vazhdojnë. /gazetadita/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here