“Ndihmat nuk po shpërndahen siç duhet”, revoltohen qytetarët në Durrës: Nuk do t’ja njeri në jemi gjallë ose jo…

0
117

Në Durrës, qyteti që është goditur më shumë nga tërmeti 6.4 ballë Righter, shumë qytetarë janë jashtë, janë akomoduar në stadium ose në hotele ose po flenë në makina e jashtë.

Qytetarët shprehet se një kompleks është boshatisur i tëri, teksa qytetarët kanë ikur në shtëpitë e tyre në fshat ose janë larguar për tek të afërmit.

Qytetari 1: Nuk kemi marrë asnjë ndihmë. Nuk po shpërndahen siç duhet.

Qytetari 2: Jetoj në katin e parë të pallatit prej kohësh. Janë çarë muret, ka shkatërrime. Ekspertët erdhën dhe e shpallën të pabanueshëm.  Mirë se rrimë 1 muaj jashtë, ja dy muaj, por pastaj ku të shkojmë? Te pallati jonë kanë ikur, madje në tërë kompleksin. Pallati im është në pallatin 13. Nuk kemi ku të shkojmë, pasi nuk ka ardhur ndonjë njeri që të na adresojë se ku të shkojmë.

Qytetari 3: Kam ardhur nga Italia. Jashtë kam fjetur, në makinë.

Qytetarja: Nuk ka ardhur askush që t’ia dijë në jemi gjallë ose jo. Kemi qëndruar rrugëve, bukë thatë. Shteti të vë dorë, do jetojmë, fëmijët i kemi në botë. Shumë keq jemi. Duhet të strehohemi./BW

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here