Standard.al

Sizmologu i njohur qetëson qytetarët: Alarmi fals…

0

Në një kohë kur qytetarët e Durrësit dhe jo vetëm i ka mbërthyer paniku nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që la pas të vdekur dhe qindra të plagosur, shumë prej tyre kanë lënë sot banesat pas një alarmi ‘bombë’ që qyteti bregdetar do të goditej nga një cunam.

Dhjetra qytetarë kanë dërguar mesazhe në adresë të agjencisë së lajmeve të “BalkanWeb”, si dhe shumë të tjerë kanë telefonuar, të shqetësuar për të mësuar mbi vërtetësinë e lajmit, nëse Durrësit do të goditej apo jo nga kjo dukuri e rrezikshme.

E për të shuar të gjitha këto zëra, që erdhën pas publikimeve nëpër mediat greke dhe ato italiane, ku për alarmin i referoheshin Institutit Italian të termëve, vjen zëri zyrtar nga specialisti; Durrësi nuk rrezikohet nga cumani.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’, sizmologu Llambo Duni pohoi se alarmi për cunam rezultoi falas.

Ai theksoi se tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, nuk e ka fuqinë që të shkaktojë një dukuri të tillë si cunami.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.