Situatë alarmante/ Pamje nga ‘Materniteti i Ri’ pas tërmeteve në Shqipëri…

0
111

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka vënë alarmin, pasi dëmet në maternitetin e Ri në Tiranë pas tërmeteve të ditëve të fundit janë shumë të mëdha.

Me anë të një postimi në facebook, Vokshi ka postuar disa foto ku tregojnë gjendjen e rëndë të ndërtesës së ‘Materniteti të Ri’ në Tiranë.

Në postimin e saj Vokshi i bën thirrje qeverisë që të bëjë transparencë dhe të marrë masa, që mos rrezikohet jeta e nënave dhe fëmijëve të sapolindur në këtë spital.

Ja postimi i Vokshit:

Nuk është vetëm urgjenca në Durrës, që ka pësuar dëmtime, megjithëse e paprekur në strukturë.

Materniteti i Ri është i dëmtuar, po ashtu.

Fotot më poshtë tregojne një gjendje tepër shqetesuese.

Thuhet që atje ka qenë edhe një ekip për të bërë vlerësimin teknik të godinës, por asgjë nuk është bërë publike.

Është në detyrën e qeverisë të bëjë menjëherë transparencë.

Sa më shumë informacion, aq më pak dëme në njerëz, aq më pak panik.

     

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here