Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë të Durrësit.
Banorët e zonës, të cilët kanë publikuar edhe pamjet, janë shprehur të habitur me atë që ka ndodhur në tokat e tyre dhe nga fenomeni i pazakontë.
Por sipas ekspertëve, çarje të tilla të tokës janë normale në tërmete të fuqishme si ai 26 Nëntorit, që kishte magnitudë 6.4 të shkallës rihter.