E rëndë/ Shtohet tragjedia për familjen Lala, tre fëmijët dhe nëna nxirren të pajetë nga rrënojat…

0
80

Shtohet tragjedia për familjen Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, teksa nga kjo familje janë nxjerrë trupat e pajetë të katër personave.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” se në rrënojat e familjes Lala janë gjetur katër trupa të pajetë.

Viktima janë tre fëmijë, dy prej të cilëve binjakë Dionisi dhe Dionisa, djali Emilio 6 vjeç dhe nëna Marjeta 31 vjeçe. Ata u gjetën të përqafuar me njëri – tjetrin.

Në këtë operacion kanë marrë pjesë forca speciale nga vende të ndryshme. Për të nxjerrë trupat e pajetë nga rrënojat, kanë punuar forcat greke dhe të tjera të huaja, që erdhën të ndihmojnë Shqipërinë në këto momente të vështira.

Me nxjerrjen e 4 trupave të pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në zonën e ish-Kënetës në Durrës, numri i viktimave nga kjo tragjedi shkon në 47. Ndërsa, raportohet se si pasojë e lëkundjeve të tërmetit, janë lënduar mbi 790 persona.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here