Standard.al

Kikia i’u bën thirrjen e fortë Shqiptarëve: Shteti ynë është i pamundur, të hapim shtëpitë tona…

0

NGA Mentor Kikia

Duhet të bëhemi gati të hapim edhe shtëpitë

Sot është beteja për jetën. Edhe një njeri i gjallë dalë nga rrënojat, është një fitore e madhe.
Por nesër do të përballemi me problemin e madh të strehimit të mijëra familjeve. Jo vetëm ndërtesat që janë rrëzuar, por janë qindra pallate që janë dëmtuar, duke u bërë të pabanueshëm.
Asnjë familje nuk duhet të bëjë gabimin e 21 Shtatorit që të ngjitet në këto pallate me shpresën se nuk do të bjerë një tjermet tjerë për ti rrëzuar.
Përpara është dimri!
Mendoj se do të duhet ndihma e gjithkujt, jo thjeshtë për një batanije apo një trastë me ushqime. Askush nuk di të thotë tani se sa nga ato pallate mund të banohen, sa mund të riparohen e sa do të duhet të rrafshohen përtokë. Do të duhet kohë…
Ndoshta do të duhet të hapim edhe shtëpitë, ata që kanë mundësi, ashtu siç bëmë në 1999 kur pritëm shqiptarët nga Kosova. Shteti ynë ka dëshmuar se është i pamundur të përballojë të tilla situata, dhe ai s’mund të ofrojë më shumë se çadra dhe batanije.
Njerëzit kanë nevojë për ngrohje, ujë dhe higjenë. Në vend të dërgimit të ndihmave ushqimore në çadra, qeveria, apo organizatat e ndryshme, mund të mbështesin me ushqime familjet që kanë mundësi strehimi, duke mundësuar kushte më të mira.
Unë jam gati të siguroj strehimin e një familjeje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.