Standard.al

Hajdari deklaratë të fortë: Qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme që të përballohet kjo fatkeqësi

0

Në një postim në facebook, deputetja e grupit parlamentar të PD-së, Rudina Hajdari shkruan se qeveria është e vetmja që ka në dorë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në mënyrë që Shqipëria të ketë strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi.

Postimi i Hajdari: 

Gjendja e jashtëzakonshme ka pushtuar Shqipërinë sot, i gjithë populli shqiptar është solidarizuar në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti! Ky tërmet numëron dëme të panumërta në jetë njerëzish, si dhe në të mira materiale.

Në funksion të kësaj, të gjitha strukturat e emergjencës me mjete sa të kufizuara, aq dhe bazike janë angazhuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga rrënojat e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Tërmete bien në vazhdimësi dhe kjo situatë ka vështirësuar akoma dhe më shumë ndihmesën ndaj të dëmtuarve, dhe rrezikun e shpëtimit të tyre dhe të qytetarëve që i janë vënë në ndihmë.

Në këtë gjendje emergjente, vërehet qartazi edhe gadishmëria dhe disponibiliteti i fqinjëve tanë për të na dhënë ndihmën e parë.

Qeveria është e vetmja që ka në dorë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, me qëllim që sot, Shqipëria të ketë mjetet e duhura dhe strukturat e nevojshme për të përballuar këtë fatkeqësi.

Shprehim ngushellim të thellë për viktimat dhe familjarët e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.