Si po degdisen pronat e shqiptarëve? Një marrëveshje treshe e fshehtë…!!! Heshtin 9 INSTITUCIONE

0
198

Në nëntorin e Lirisë, Gent Sejko dhe Banka e Shqipërisë po i degdisin pronat e shqiptarëve drejt Italisë. Ose më keq se kaq, drejt ishujve Kajman. Për ata që nuk e dinë, ishujt Kajman janë një koloni britanike në gjenden në Karaibe dhe Bermunda. Konsiderohen ”Parajsa e Offshore”. Këtu e ka “pronarin” kompania “TRANZIT”.

Një marrëveshje treshe e fshehtë ndërmjet Bankës së Shqipërisë, “SGA” e Italisë dhe “TRANZIT” e ishujve Kajman ka siguruar që gjitha pronat, kolateralet e ish-Bankës Veneto që falimentoi në Shqipëri, t’i kalojnë për menaxhim dhe shitje një shoqërie që nuk është as Bankë, dhe as shoqëri që merret me likuidime apo falimentime, me emër TRANZIT.

Të gjitha institucionet shqiptare kanë vite që heshtin për këtë shoqëri fantazmë me qendër në ishujt Kajman.

Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Kombëtar, Prokuroria e Përgjithshme, Gjykatat, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Shoqata e Bankave, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave Personale, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Avokati i popullit, HESHTIN me një HESHTJE të organizuar për grabitjen e ish-bankës ”Veneto”. Heshtja po rëndon më shumë sot kur pronat e ish klientëve të kësaj banke po tentohen të “menaxhohen” por në fakt po tentohen të vidhen nga skema “Tranzit” dhe paratë apo të drejtat e pronarëve të përfundojnë në Ishujt Kajman.

“Arkitekti” i skemës Andi Bllata, një shqiptar me pasaportë amerikane, për 10 vjet ka mbajtur shoqërinë me administrim të kufizuar pasi shumat mbi 2 milionë dollar duhet t’i lëvizë me lejen e pronarëve nga ishujt ekzotike. Por çfarë ka bërë kjo shoqëri që pati kaq shumë interes të krijohet në ishujt offshore dhe të drejtohet që andej nga anonimë?

Objekti i aktivitetit të Tranzit  është “t’u ofrojë kredi personave fizikë dhe juridikë, të bëjë factoring, leasing, këshillim, shërbime ndërmjetësimi, shërbime të mbledhjes së huave në vonesë, të pagesave në vonesë apo detyrimeve në vonesë” etj. Nuk dihet sa kredi ka dhënë TRANZIT, po informacione ka për blerjen e kredive të disa bankave tregtare  në shuma mbi 20 milionë dollar. Miliona dollar që erdhën nga ishujt Kajman u administruan nga Andi Bllata. U blenë kredi dhe u shitën prona sipas një skeme familjare me tre persona.

Kristina dhe Oltion Naumi (motër e vëlla) të dy vajzë dhe djalë teze i Andi Balltës dhe Genti Ballta, i vëllai.

Kristina Naumi administrator e TRANZIT po përpiqet të gëlltisë pronat e ish- ”Veneto Bank” dhe t’i shesë nëpërmjet vëllait të saj Oltion Naumi që ka krijuar shoqërinë  e përmbarimit AA BAILIFF me nipt L51504013P dhe një tjetër me emër CORRECTOR.

Genti Ballta me shoqwrinë FINCO CONSULT me nipt L02414009, shoqëri që jep “konsulenca për investime në pasuri të paluajtshme”, mund ti blejë vetë pronat apo të këshillojë të tretët për këto shitje blerje.

TRANZIT mban dhe aksionet kryesore të ”Abi Bank” me nipt J91725007, ku administrator mbetet Andi Ballta, që për të shitur pronat e Bankës, por edhe të Tranzit, ka krijuar shoqerinë ILIRIA DEVELOPMENT me nipt K72208033U, ku mban aksionet kryesore dhe aktiviteti i shoqërisë është për “blerje, shitje, zhvillim të pasurive të paluajtshme apo të luajtshme”. Pronat e njerëzve që bien në rrjetën e TRANZIT merren nga familja Ballta, shiten dhe blihen po prej saj.

Skemën e familjes e ka miratuar edhe Banka e Shqipërisë që e konsideron Kristina Naumin një eksperte për të mbajtur në shpinën e saj miliona dollar dhe euro transaksione që fillojnë në ishujt Kajman dhe përfundojnë përsëri të lara apo të disafishuara për t’u dërguar po atje. Kristina Naumi nga një hulumtim i thjeshtë del se është një vajzë e re, e thjeshtë, shqiptare që ka pasion veshjet dhe bizhutë.

Duhet pyetur publikisht kjo vajzë e re, nëse i njeh pronarët e vërtetë të aktivitetit që administron apo ka dëgjuar vetëm se ishujt Kajman janë në Karaibe.

A do ta respektojë Andi Ballta një kërkesë dhe një pyetje publike për të treguar se kush janë pronarët e vëretë të TRANZIT që ka blerë një bankë me emër amerikan, dhe një tjetër me emër Italian?

   

Marrë nga NewsBomb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here