Standard.al

Paketa anti-KÇK, Mustafa Nano kundër: ur ne të kishim Gjykatë Kushtetuese sot, kjo do shfuqizohej

0

Paketa anti-KÇK e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, ligjëron krijimin e një super-strukture hetimore të paprecedentë brenda Policisë së Shtetit. Në shënjestër të saj do të jetë çdo person i dyshuar si i përfshirë në krim të organizuar, krime të rënda dhe terrorizëm, si dhe çdokush që përfiton prej tyre, përfshi edhe familjarët. Ligji i heq prokurorisë monopolin e përgjimit të personave në hetim, duke ia dhënë këtë të drejtë edhe policisë.

Sipas ligjit, policia mund të kufizojë lirinë e lëvizjes së individit, pa një vendim gjykate. Kjo bëhet përmes marrjes së pasaportës së personit dhe pezullimin e vlefshmërisë për çdo dokument tjetër të barasvlershëm.

Me objektiv kryesor gjurmimin e pasurive të krijuara nga krimi, ligji i jep të drejtë Policisë së Shtetit të sekuestrojë pasuri. Ligji i jep dorë të hekurt strukturës anti-KÇK, t’i kërkojë kompanive celulare identifikimin e çdo numri telefoni në kohë reale, lokalizimin e vendndodhjes, si edhe mundësi për nxjerrje informacioni nga çdo regjistër elektronik të dhënash, qoftë i institucioneve shtetërore apo private.

Por çfarë mendojnë analistët dhe ekspertët për këtë paketë?

Mustafa Nano: Me duket një lojë e rrezikshme. Unë nuk kam garanci për ligjin, kam frikën se do abuzohet. I jepet një fuqi e madhe policisë, ndërkohë që kemi një polici të politizuar. Drejtorët e policisë janë të emëruar politikisht. Është bërë këtë herë ajo që bëhet çdo pushtet, nuk është polici 100 % e Republikës. Sikur ne të kishim Gjykatë Kushtetuese sot, kjo do shfuqizohej. Në disa pjesë rivalizohet Kushtetuta, ka mbivendosje institucionesh.

Alfred Peza: Kjo nisëm është një nisëm provizore, e cila nuk ka efekte penale por vetëm administrative. Ajo nuk bën dënim penal, bën ndjekje administrative të burimeve kriminale. Pse bëhet tani dhe jo më përpara, ka një situatë specifike në raport me ndërtimin institucioneve të reja të drejtësisë. Kjo nuk është një nisëm që është një shpikje e Shqipërisë, shumë shtetet demokratike e kanë bërë këtë gjë. SHBA pas 11 shtatorit. E bëri Italia në rastin e luftës kundër mafias, e ka bërë Franca. Ky është mishërim i një vullneti politik për të luftuar krimin.

Robert Rakipllari: Ka disa kontradikta, në fjalimin e kryeministrit kur thoshte se gjendja e rendit nuk është aq keq sa duket. Thelbi i problemit është ky, duhet të pranojë qeveria që ka dështuar reforma në drejtësi. Super kompetencat që i jepen policisë, në Shqipëri policia është po aq e korruptuar sa gjyqtarët. Ligji anti-mafia, e drejton prokuroria që nuk varen nga qeveria. Policia merr përplasje të bëjë përgjime. Sot përgjimi parandalues sot i bën SHISH dhe policia me leje të prokurorisë. Tani do bëhen me lejen e një polici që ka gradën nën-komisar. Këtë punë që duan këta, e bën shumë mirë SPAK. Policia e shtetit tani do të dublojë dhe SPAK dhe BKH.

Jordan Daci: Injoron 6 apo 7 ligje ekzistuese. Kodin e procedurës penale ky e hedh në kosh të plehrave. Ne praktikisht po delegojmë gjysmën e Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Sot fillon hetim policia vetëm me hetim me këtë ligj. Kushtetuta ndalon kufizimin me akte normative të të drejtave të njeriut. / Opinion.al

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.