Standard.al

Balliu reagon fortë: Rama me anë të paketës Anti-KÇK i shpalli luftë SPAK-BKH!

0

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka komentuar platformën anti-KÇK, që u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama.

“Anti-KÇK u krijua për t’i shpallur luftë BKH-së dhe SPAK-ut. Ai e di se këto dy institucione nuk kanë me kë merren përveç Frrokut dhe Rroshit, etj. Për SHBA, me rendësi është SPAK-BKH. Ne e dimë e dimë se kush do dënohet nga këto institucione. PD ka depozituar një kallëzim penal kundër qeverisë për Astirin. Përballë njërës shtëpi i jepet leje ndërtimi tek Astiri, po si ka mundësi që aty ku prishet, ndërtohet një tjetër (25-30 metra larg) Ne kemi bërë një kallëzim penal ku kemi depozituar dokumente. Prokuroria duhet të nisë hetimet, të pezullojë projektin korruptiv. Ai teksa po prezantonte paketën anti-KÇK kishte përballë Rrahjën. Armiqtë e Ramës janë Gjykatë Kushtetuese, Presidencë, opozita. Opozita ja nxori kriminelët nga parlamenti, do të dalin dhe të tjerë emra. Ai varet nga krimi (Rama). Për të mbrojtur kokën e vet ai ngriti KÇK, s’e e pret burgu. Ai është në origjinën e vet (Rama). Duke kapur drejtësinë, loz për kokën e tij. Ai po e zyrtarizon shtetin policor për të ushtruar dhunë. Ne sot jemi më shumë sesa ishim dje. Kemi bërë një kallëzim penal, deri në pezullimin e hetimeve. Siç u bë me rastin e DHD-së. Nuk ngelet gjë tjetër, vetëm fuqia e qytetarëve, ata kanë për të detyrë që të shpartallojnë. Protestat tek unaza janë çdo ditë. Atë platformën ia ka bërë siç duket Kajmaku. Po ashtu dhe Valdin Pjetri. Është njësoj si Pablo Escobar të luftonte narko-trafiku”, tha Balliu./News24

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.