“Rilindja është shpartalluar”/ Basha: Vendi po udhëhiqet nga një grup i strukturuar që e ka tmerr reformën në drejtësi

0
90

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në fjalën e tij përpara gazetarëve deklaroi se Rilindja ka pësuar vetëm shpartallime, madje edhe në zgjedhjet e 30 qershorit, kur ata ishin të vetëm në zgjedhje.

Basha tha se Rilindja ishte e vetme në zgjedhje dhe prapë procesi kishte parregullsi e se dolën kryebashkiakë me rekorde kriminale. Për Bashën, vendi udhëhiqet nga një grup i strukturuar, që e ka tmerr reformën në drejtësi.

Rama e vazhdon propagandën, por kësaj here nuk mund të bëjnë asgjë. Duhet të votojmë reformën zgjedhore. Duhet që të ngrihet Gjykata Kushtetuese. PD është në papajtueshmëri totale me ata që kanë blerë dhe shitur votën gjatë zgjedhjeve. Ata duhet të hetohen dhe të dërgohen aty ku e kanë vendin, sipas ligjit, në burg. Nga ana tjetër, duke pasur shpartallimin total të Rilindjes, që shkoi në zgjedhje edhe vetëm me persona me rekorde kriminale, tashmë CDU gjermane kërkon zbatimin pa ekuivok të dekriminalizimit.

 

CDU shpreh nevojën urgjente të shkatërrimit të krimit dhe të mbjelljes së kanabizimit. CDU po ashtu kërkon shkatërrimin e të gjitha organizatave kriminale. Po ashtu, kërkohet depolitizimi i Administratës. Presidenti Meta ka të drejtë. Edi Rama, Ëngjëll Agaci, Ulsi Manja etj ndikojnë në institucione, sepse reforma në drejtësi janë ankthi dhe tmerri i këtij grupi të strukturuar. Sot të gjithë e dinë sesi Rama e politikanët pastrojnë paratë e aktivitetit të drogës”, deklaroi Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here