Parashikimi/ Ja çfarë ndodh me motin në orët në vazhdim…

0
144

Sipas MeteoAlb, kushtet atmosferike të qëndrueshme do të diktojnë gjatë paradites mot të kthjellët në të gjithë vendin.

Herë pas here do të ketë kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat jugore-juglindore por pa reshje.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin shtim të vranësirave fillimisht në jug duke rrezikuar shira të cilët gjatë natës do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rritje në mëngjes ku minimumi do jetë 2°C, gjithashtu rënie të lehtë sjellë mesdita më e ndjeshme në zonat lindore. Ndërsa maksimumi në rang vendi do shënojë 19-20°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe shumë e fortë në det me shpejtësi 65 km/h. Ndërsa drejtimi i erës paraqitet kryesisht Lindor dhe juglindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 5 ballë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here