Dy planetët më të ndritshëm do të shfaqen vetëm 1.4º larg në qiell mbrëmjen e sotme.
Nëse keni qenë së fundmi jashtë gjatë netëve me siguri keni dalluar një “yll” super të shndritshëm që shkëlqen në jugperëndim.
Ky në fakt është Venusi, i cili shpesh është quajtur edhe “Ylli i Mbrëmjes” dhe ka qenë kohët e fundit i dukshëm mbrëmjeve pasi kaloi pjesën më të madhe të vitit 2019 si “Ylli i mëngjesit”.
Këto dy planetë do i dalloni mbrëmjen e sotme në 24 nëntor përreth 45 minuta pas perëndimit të diellit kur muzgu ka rënë dhe qielli është mjaftueshëm i errët për të parë, Venusin dhe Jupiterin.