1944/ Puthja e burrave…

0
113

Nga Kastriot Dervishi

Para një viti kur u bë më shumë e njohur fotoja e puthjes buzë më buzë të dy partizanëve më 20 nëntor 1944 në Tiranë, të shumtë ishin kureshtarët që kërkonin të shihnin një foto tjetër të “çiftit”. Pasi çështja u konsultua me “veteranët” e luftës që në atë kohë kanë qenë 0-3 vjeç, nisur nga fakti se në muajin nëntor e kam zakon të nxjerr gjëra interesante në lidhje me temat e viteve të luftës, po publikoj edhe foton ballore të çiftit. Siç edhe shihet, takimi sa përmallues aq edhe erotik i çiftit është bërë në prani në një partizani të shkuar në moshë, si dhe në sy të një partizani të vockël kapelemadh. Ndërsa i moçmi është shastisur e sheh me habi, i vogli ka nisur të qeshë. Të dy burrat kanë vënë në punë duart e lira (të majtat), të cilat i kanë përdorur si morseta në krye, në mënyrë që puthja të ishte më e thellë dhe sigurisht më e ndjerë. Vendi i fotografimit është te rruga e Kavajës. Kur partia po qëmtonte fotot nga koha e “lavdishme” e luftës, qatipët e saj vendosën që këto foto të mos ruheshin. Për këtë arsye këto filmat e këtyre fotove, kanë shenja kryqesh…

Megjithatë, filmat i mbijetuan kohës

Image may contain: 6 people, people smiling

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here