E PABESUESHME/ Arrestohet 13-vjeçari, planifikonte vrasje masive në shkollën 9-vjeçare

0
129

Një nxënës i një shkolle 9-vjeçare në SHBA është arrestuar nga policia e Los Anxhelosit të premten teksa po planifikonte të vriste disa nxënës të tjerë.

Oficerët e  LAPD i gjetën 13-vjeçarit një automatik AR-15, një hartë veprimi, si dhe arrestuan bashkë me të një të afërm 19-vjeçar, i cili nuk e kishte regjistruar armën, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u sekuestruan dhe 100 fishekë.

Arrestimi është bërë në kuadër të operacioneve në mbarë vendin kundër vrasjeve në masë të planifikuara nga fëmijë dhe adoloshentë në shkollat amerikane. Në 14 nëntor, një 16-vjeçar vrau dy veta dhe plagosi tre të tjerë në gjimnazin ‘’Saugus’’ në Santa Klarita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here