“E mjera Shqipëri ku po shkon”! Pushtetarët e Gjirokastrës po fshehin të vërtetën për kryetarin e bashkisë…

0
98

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari në Fb me këtë shënim: “Akuzon narko-Kryetarin monist të bashkisë së Gjirokastrës se nuk ka mbaruar shkollë të mesme! Lexoni mesazhin e tij.”

Në mesazhin e mëposhtëm, qytetari krahas denoncimin, shpreh edhe bindjen e tij: “Mund ta verifikoni!”

“Një denoncim që e fshehin pushtetarët e Gjirokastrës, – shkruan ai. – Kryetari i bashkisë është pa arsim të lartë; është me arsim të mesëm; mund ta verifikoni. E mjera Shqipëri ku po shkon!” përfundon mesazhi. 

Kujtojmë se pas denoncimeve të kësaj natyre nga Partia Demokratike për kryebashkët e zgjedhur nga Edi Rama në votimin e 30 Qershorit, dy prej tyre u rrëzuan nga posti. Valdrin Pjetri i Shkodrës nuk e gëzoi karrigen e tij dhe po ashtu, Agim Kajmaku i Vorës, që kishin fshehur të kaluarën me rekorde kriminale. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here