Standard.al

Video/ Fjalimi rrënqethës nga Reshat Arbana: E vraftë Zoti atë që e preku lumin e Valbonës

0

U festua sot 60-vjetori i nisjes së misionit të Asim Vokshit, në një gjimnaz qe mban emrin e tij në Tropojë.

Në këtë aktivitet morën pjesë Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana dhe Kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi por edhe anëtarë të tjerë të njohur nga komuniteti, shtresa intelektuale etj.

Gjithashtu në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe aktori i njohur Reshat Arbana ku iu dha Titulli “Nderi i Tropojës” nga Bashkia e këtij qyteti.

Arbana gjatë fjalës së tij ka falenderuar për nderimin që i kanë bërë, ndërsa ka dhënë edhe disa mesazhe prekëse për aktualitetin duke e konsideruar si kronikë të zezë që ka veshur shpirtin e zemrën e shqiptarëve.

“Vriten njerëzit si qen rrugësh, njerëz që vrapojnë pas parasë si të uritur, djali që vret babën, intelektuali që na ka veshur kostum klasi, por për fatin e keq nuk ia mbulon injorancën. Mbase ne artistët vuajmë më shumë por jam i sigurt se të gjithë vuajmë. Na takon të gëzojmë njëri-tjertrin, kemi një vend që na ka fal Zoti gjithçka, pasuritë e nëntokës, të mbitokës, ujin, detin, malet, por s’po na del një burrë me na shkund e të na tundë. Të dalin njerëz t’i thonë boll kësaj situate“Sa të kem frymë me ligjëru. E sa gjallë në jetë unë jam. Kurrë Shqypni s’kam më t’harru. Edhe në varr më t’përmend kam””, tha Arbana duke recituar vargjet e At Gjergj Fishtës.

Arbana ka dhënë edhe mesazhe për Lumin e Valbonës ku tha se po shkatërrohet nga mendjet e njerëzve.

“Më vjen keq ashtu si edhe ju, që kjo Valbonë e bukur për fatin e keq tonin e për mendjen e sëmurë të njerëzve po pengohet rrjedha e saj e po i prishet bukuria, gjynah prej Zotit. S’kemi çfarë themi, por e vraftë Zoti atë që i ka vënë firmën për me e bërë Valbonën në këtë situatë”, tha aktori i madh teksa ka vijuar të recitojë një vjershë të shkruar pikërisht për shkatërrimin e këtij lumi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.