Sinkroni e plotë midis PPE dhe Bundestagut!! Maxhoranca po shtyn vendin drejt greminës…

0
137

Ish-deputeti i PD-së Tritan Shehu, njëherësh ish-ministër i Jashtëm theksoi se PPE mbështet dhe stimulon Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

Në një postim në “Facebook”, Shehu shkruan se kriza politike ka në bazë të saj deformimin e votës së lirë me kulm farsën e 30 Qershorit.

Postimi i plotë i Tritan Shehut

Sinkroni e plotë midis PPE dhe Bundestagut.

Kongresi PPE miratoi dokumentin më të mirë të mundshëm, jo thjesht sepse konfirmoi një të vërtetë të madhe, vërtetësinë e problemeve që ka ngritur PD, duke shprehur mbështetje të plotë për pozicionin tonë Europeist e në mbrojtje të vlerave e demokracisë, por edhe sepse mbështet e stimulon Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit, duke nënvizuar edhe mënyrat e tejkalimit të krizës sonë të thellë politike e institucionale.
Kriza politike te ne, që ka në bazë të saj deformimin e votës së lirë me kulm farsën e 30 Qershorit dhe e plotësuar nga kriminalizimi i institucioneve, kapja e tyre, mungesa e plotë e kolonave kryesore të drejtësisë, parlamenti antikushtetues etj., ka vetëm një mënyrë tejkalimi siç thuhet qartë edhe në atë Rezolutë të PPE, një proces votimi të lirë politik e administrativ si bazë e ndryshimeve të mëtejshme pozitive për vendin, Rajonin e integrimin tonë europian.
PPE dhe Bundestagu nuk mjaftohen vetëm në konstatime apo konkluzione të përgjithshme, këto dokumente kaq të rëndësishme me dashamirësi e besim te ne, hyjnë deri në problemet reale duke dhënë dhe mekanizmat konkrete të zgjidhjes.
Nëse kjo mazhorancë do të vazhdojë të bëjë rolin e shurdhit e të qorrit duke shtyrë më tej vendin drejt greminës, shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më gjate, ata duhet të marrin në dorë vetë fatet e tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here