Standard.al

Raketa misterioze/ Putin pret vejushat dhe premton përmirësim…

0

Presidenti rus, Vladimir Putin premtoi se do të vazhdojë me prodhimin e një rakete bërthamore, e cila ishte në qendër të një aksidenti vdekjeprurës në gusht.

Pesë inxhinierë dhe dy të tjerë humbën jetën kur një motor i raketës shpërtheu në bazën ushtarake ruse në Detin e Bardhë më 8 gusht.

Ekspertët nuk kanë shumë informacione për raketën misterioze, por mendojnë se bëhet fjalë për një raketë bërthamore.

Në një takim me vejushet e viktimave, Putin tha se do të vazhdojë me perfeksionimin e kësaj arme.

Ai tha se ajo ofron një teknologji unike dhe është një garanci për paqen në planet.

Raketa në qendër të diskutimeve mund të jetë ajo që njihet me emrin ‘Skyfall’ në Perëndim. Modeli 9M730 cilësohet si një armë apokaliptike. Ajo është projektuar për hakmarrje, që të përdoret pas një goditje fillestare bërthamore.

Rrezja e saj cilësohet e pakufishme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.