Standard.al

Parashikimi i motit/ Ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vazhdim…

0

Dita e sotme deri në fund të saj do të karakterizohet nga moti kryesisht i kthjellët dhe vranësira kalimtare më të theksuara në relievet malore.

Temperaturat në vlerat e mesditës prekën vlerat deri në 20-21ºC ndërsa era e lehtë me drejtim kryesor nga lindja, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e nesërme pritet që vendi të ndikohet nga të njejtat kushte atmosferike. Moti do të jetë me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare më tepër të theksuara në relievet malore. Në relievet malore të jugperëndimit do të ketë reshje të izoluara shiu.

Në fushën termike pritet një rënie në vlerat e mëngjesit nga 3ºC deri në 11ºC, ndërsa ato maksimale pritet të regjistrojnë vlerat nga 15ºC deri në 22ºC

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Verilindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore prej orëve të pasdites erë intensive deri në 20/25m/sek, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 4-6 ballë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.