Oferta e Veliajt për 3GB falas/ Aktivistja: Palaçollëk! STUDENTËT DUAN ARSIM PUBLIK FALAS, KUSHTE DINJITOZE, PERSPEKTIVË PUNËSIMI

0
97

Pas ofertës së Veliajt ku përfshinte në kartën studentore se nëse bëje një ofertë telefoni te AlbTelecom përfitoje 3 GB falas ka ardhur dhe reagimi nga Lëvizja për Universitetin.

Në një postim në Facebook, Gresa Hasa, një prej anëtareve të saj këtë veprim të kryebashkiakut të Tiranës e quan një palaçollëk, duke u shpreh se rezistencën studentore Veliaj ka vendosur ta përdorë për të çuar ujë në mullirin e një kompanie private.

Postimi i plotë:

“Shikojeni këtë palaçollëk të Erion Veliajt! Rezistencën studentore ka vendosur ta përdorë për të çuar ujë në mullirin e një kompanie private.

Çfarë duan studentët? STUDENTËT DUAN ARSIM PUBLIK FALAS, KUSHTE DINJITOZE, PERSPEKTIVË PUNËSIMI, NJË UNIVERSITET TË ORIENTUAR KAH DIJES E MENDIMIT KRITIK!

Çdo tentativë e tyre për tallje, bashkë me abuzimet, premtoj se nuk do të harrohen.

#4dhjetor

– Gresa Hasa, aktiviste e Lëvizjes Për Universitetin

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here