“Ngërçi i GJK”/ Vasili: Venecia nuk ka çfarë thotë, Rama po vijon propagandën për të kapur institucione të tjera!

0
130

Lidhur me deklaratat e mazhorancës se, ngërçi i Gjykatës Kushtetuese do të shkojë në Komisionin e Venecias, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, deklaroi i prerë se ky institucion ndërkombëtar nuk ka çfarë thotë, por gjithçka po bëhet për ti dhënë hapësirë propagandës së kryeministrit Edi Rama për të vijuar të kapë reformën në drejtësi.

“Ka folur Komisioni i Venecias. Ta dinë të gjithë shqiptarët. Nuk ka çfarë thotë Venezia. Ti japim kohë propagandës së Edi Ramës që të hapë një vrimë tjetër në kapjen e reformës në drejtësi. Kësaj presidenti i ka qëndruar si digë”, u shpreh nënkryetari i LSI.

Sipas Vasilit, kjo mazhorancë është refuzuese ndaj këshillave të Komisionit të Venecias.

“Kemi një PS refuzuese të përhershme të Komisionit të Venecias. Rasti i prokurorit, vijmë te çështja e presidentit, ku u shkel se nuk ka shkelje. Sot vijon Komisioni Parlamentar. Kë refuzon? Komisionin e Venecias”, tha Vasili./Syri Tv

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here