Maliqi: Referendumi popullor e vetmja shpresë për shqiptarët…

0
128

Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar me Gjykatën Kushtetuese dhe sistemin e drejtësisë.

Në një postim në Facebook, ai shkruan se e vetmja rrugë dhe shpresë për shqiptarët është referendumi popullor. Sipas tij, duhet të vendosë populli për pushtetin që meriton, drejtësinë që meriton dhe demokracinë.

“Referendumi popullor e vetmja rruge dhe shprese e shqiptareve .Vetingu i Partise dhe Ramaforma! Kjo eshte drejtesia qe duam,kjo eshte reforma ne drejtesi? Duhet te vendos populli per pushtetin qe meriton,drejtesin qe meriton dhe demokracinë,ne te kundert me kete parlament dhe keto institucione te kapura dhe me kete sistem zgjedhor me lista te mbyllura me deputet te Kryetareve me te shkuar kriminale me pasuri marranendese,pa nivel etj vendi po kalon drejt diktatures.” – shkruan Maliqi.

Kujtojmë se edhe presidenti Ilir Meta ditën e djeshme bëri thirrje për referendum si të vetmen zgjdhje për kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët.

“Tani ka vetëm një zgjidhje për Edi Ramën dhe disa palaço ndërkombëtarë. Vetëm referendumi. Ata të dalin me Edi Ramën dhe unë do dal me gjithë shqiptarët që duhet të marrin në dorë sovranitetin e vendit se nesër është edhe dita kur u votua Kushtetuta më e mire që ne bëmë. Prandaj larg duart nga Gjykata Kushtetuese. Hipokritët që duan të cojnë gjoja tani këto akte në Venecia janë hipokritë se duhet të çonin zgjedhjen e Arta Markut. Tani duan ta bëjnë për të shpëtuar Dvoranin, Dvorani ka patur garanci edhe nga disa ndërkombëtarë për të përdhunuar procesin. Zgjidhja është referendumi dhe këtë punë ta vendosin shqiptarët” – u shpreh Meta për mediat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here