Standard.al

Lubonja: “Eliminimi” i Presidentit alarm i madh për shoqërinë!! Është gabim kur thoni se “po e tha Amerika” ka mbaruar…

0

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se “eliminimi” i presidentit Ilir Meta nga maxhoranca është alarm i madh për shoqërinë shqiptare. I ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Lubonja tha se për zgjidhjen e ngërçit institucional për Gjykatën Kushtetuese nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se “po e tha Amerika, ka mbaruar”. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushtet, ai tha: “Hapeni këtë proces!”.

Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë: “Ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda”.

Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe “eliminimi” i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë.

Këtu njëri duhet të kapitullohet, por pyetja që ngrihet për ne politikisht: “Si është më mirë për një demokraci? Të kemi disa forca pushteti (kam thënë disa banda pushteti)

Çfarë po ndodhi tani?

Po shohim përpjekjet e fundit të Ilir Metës, ndaj është dhe ky acarim për t’i rezistuar asgjësimit. Ore çdo me thënë asgjësim i Ilir Metës për ne? Është më shumë demokraci? Pluralizmi? Hapësira lirie apo më pak?!

Nga përvoja që kemi, e kujtdo që ka qenë kjo maxhorancë, ka tentuar të kapë pushtetet. Berisha i pari, Rama i dyti. Kjo është shumë e rrezikshme. Se di se si mund të mbahet ky aksion politik për të kapur pushtetet.

Për mendimin tim ky Muçi është minuar dhe ato të tjerat kanë kaluar se i do partia. Nuk dalim dot nga kjo krizë, pa mbështetjen e Ambasadës Amerikane. Kam qenë kundërshtar i reformës në drejtësi qysh në fillim dhe jam marrë seriozisht më këtë çështje.

Për të ardhur tek Muçi, ai kishte nja dy apartamente nga 70 metra katrorë, dhe thoshte se këto lekët i kam marrë këtu…Ti sot ke një kryetar të ekzekutivit që ka një shtëpi 500 metra katror që thotë: “I kam bërë me lekët në emigracion”. Për të s’ka vetting. Është kapur gjarpri nga bishti dhe jo nga koka.

Këtu kemi të bëjmë me një dështim total të reformës. Por se si mund të dalim është puna! Në një vend ky ekzekutivi është kaq i fuqishëm ku shohim Dvoranin që t’i shërbente sistemit komunist, maxhorancës, dhe ju donit t’i shërbente reformës së re?! Ne e di si po e bëjmë reformën në drejtësi, siç thoshte komunizmi: “Do të vijë”. Ndërkohë që flitej për të ardhmen”, – tha Lubonja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.