Kampioni  kombëtar i boksit, reagon Veleshnja: I dhamë 100 mijë euro ‘Notre Dame’ dhe kampionët po i lëmë të vdesin për bukë…

0
84

Kampioni  kombëtar i boksit Klevis Çelaj, nga Vlora është bërë kryefjala në media ditët e fundit.

Klevis Çelaj arriti të marrë çmimin kampion kombëtar për peshat 50 kg.

Por siç është shprehur në intervista të ndryshme kampioni kombëtar  ai ka marrë nga ky çmim vetëm 14 mijë lekë( të reja) , të cilat në fund nuk i dolën as për të blerë një palë doreza boksi.

Klevis vjen nga një familje ekstremisht e varfër, atij i është dashur të punojë që në moshë të vogël.

Kundrejt situatës së tij ka reaguar dhe aktori i njohur Rezart Veleshnja me një status në rrjetin social Instagram.

Aktori që njihet dhe si kritiku më i fortë i kësaj qeverie ka shkruar në status që janë bërë investime 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhamë 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj nuk na hapen  negocjatat, kemi investuar ne stadiume por ndeshje sfitojmë ndërsa kampionet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë.

Statusi i plotë :

‘Kemi bërë investime rreth 120 milion euro për rrugët por kemi aksidente përsëri, i dhame 100 mijë euro Notre Dam de Paris se u dogj sna hapen as negocjatat, kemi investuar në stadiume por ndeshje sfitojmë skemi lënë ministër pa e bërë me saraje që të jetojnë si pashallarë por kampjonet e sporteve tona do i lëmë të vdesin për bukë, sepse ju s’doni ta kuptoni por ne jemi komunizmi i modernizuar të dashur njerëz! Më vjen keq ku jetoj! Shpresoj ti jepni një zgjidhje këtyre njërzve që janë të ndershëm na bëjnë krenar edhe nuk merren me lëndë narkotike apo me krime te ndryshme! Flm’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here