Standard.al

‘Hiqe statusin për 30 minuta’, Presidenca kërkesë Prokurorisë që të verifikojë numrin që shantazhoi Tedi Blushin…

0

Presidenca ka depozituar në Prokurori kërkesën për verifikime ndaj shantazheve që përfaqësues të një ambasade të huaj bënë dje ndaj zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi.

Dje në media u raportua se përfaqësuesi i një ambasade të huaj kërcënoi Tedi Blushin, pas publikimit të një reagimi në Facebook. Lajmi i shantazhimit u konfirmua dhe nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.
Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës“,- deklaroi kreu i shtetit, Ilir Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.