Deklarata e DASH/ Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

0
104

Presidenti Ilir Meta pritet t’i përgjigjet deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit mbrëmjen e sotme në një konferencë te jashtezakonshme per shtyp.

Lajmi për konferencën e jashtëzakonshme u njoftua nga zyra e shtypit pranë kreut të Shtetit, sipas së cilës: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të zhvillojë sot në ora 18:30 konferencën për shtyp.

Presidenti Ilir Meta pritet t’i përgjigjet deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit mbrëmjen e sotme.

Pas konferencës së jashtëzakonshme në orën 18:30, Meta pritet të ketë dhe një reagim për deklaratën e DASH, në të cilën thuhej se SHBA po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe deklaratat e Presidentit Meta, dhe se janë të vendosur në qëndrimin për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi.

Konferenca e jashtëzakonshme vjen pas takimit që kreu i shtetit zhvilloi sot me Besnik Muçin, të cilit i kërkoi të rishqyrtojë qëndrimin e KPA-së. Ish-kandidati për në Prokurorinë e Posacme, akuzoi Kolegjin e Apelimit se e vetoi në kundërshtim me ligjin, përderisa ai e ka humbur statusin e magjistratit, në momentin kur u betua para presidentit si gjyqtar  Kushtetues.

Ndërkohë, kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar në procesin e emërive të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta zhvilloi takime me krerët e partive opozitare jashtë parlamentit, ish presidentët e Republikës si edhe shoqërinë civile, ndërsa dorëzoi kallëzimin penal për shpërdorim detyre ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani.

Gjithashtu kreu i shtetit ka shpeshtuar sëfundi deklaratat e tij për referendum popullor, me e fundit sot, ku përmes një postimi në facebook, pas referendumit të vitit 1998 për Kushtetutën, Meta e cilëson atë të tradhtuar dhe apeloi për një të ri.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here