Debate të forta/ Lubonja përplaset me Vasjarin: Ti s’di ç’është gazetaria investigative…

0
125

Është shoqëruar me debate të forta diskutimi për Reformën në Drejtësi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24.

Analistët ArjanVasjari, Fatos Lubonja dhe Skënder Minxhozi janë përplasur në studio, lidhur me faktin nëse duhet t’i quajmë politikanët dhe njerëzit e drejtësisë të korruptuar apo kriminelë.

Ishte analisti Vasjari që e kundërshtoi me forcë një gjë të tillë, duke thënë se nuk merret me prova rrugësh, por vetëm nëse do të ketë një vendim gjykate.

Por, kështu nuk mendon Lubonja, i cili tha se spastrimi i sistemit të drejtësisë nga Vettingu po tregon se aty ka mjaft të korruptuar. Nga ana e tij, Minxhozi deklaroi se kjo kulturë e ndyrë gjuhësore ka një tempull të shenjtë, që është Parlamenti.

Pjesë nga debati:

Vasjari: Nëse ne do të vazhdojmë të bëjmë seanca gjyqësore në studio, ne as drejtësinë nuk e nihmojmë, as korrupsionin nuk e luftojmë.
Fatos: Po na fyen punën që po bëjmë, ç’është kjo seancë gjyqësore.
Vasjari: Ti akuzon Ramën, i thua se je i korruptuar. I ke bërë akuzën më të rëndë. Nëse ne operojmë me ‘ai është hajdut…’, edhe nëse është 30% e vërtetë, e bëjmë 100% të vërtetë. Nuk është etikisht, ligjërisht e pranueshme. Si do ndiheshe ti, nëse do të thoja ti je hajdut, i korruptuar?
Lubonja: Do të të thoja ma aprovo. Gazetaria investigative nxjerr prova. Kanë bërë gabim që të kanë marrë si gazetar, ti duhet të merreshe si gjykatës. Ore ti nuk di çfarë është gazetaria investigative.

Vasjari: Cila është gazetari investigative, ajo që shfaq kriminelë e hajdutë? Është një kulturë populizmi penal.
Lubonja: Ka raste konkrete, përmend teatrin psh, ku merr gjithë kompetencat e këshillit bashkiak për t’ia dhënë një kompanie “Fusha” dhe hajde e gjeje pse bëhen këto shkelje.

Minxhozhi: E di ku ka të drejtë Arjani, është çështje e një kulture të ndyrë gjuhësore. Ka krijuar një zhargon, ku ti merr të drejtën e thua ‘vrasës, trafikant, hajdut, i korruptuar’ dhe kjo lloj kulture gjuhësore ka një tempull të shenjtë, që quhet Parlamenti i Shqipërisë. Nëse në Itali një njeri i drejtohet një politikani dhe i thotë “je i korruptuar”, direkt i kthehet “të çoj në gjyq”. Këtu, në vend që unë t’i them një, i them pesë. Kjo vjen nga kultura jonë e përgjithshme si shoqëri për të thënë llafin e fundit.

Lubonja: Andrehoti u hetua për një puthje, nuk kam dëgjuar të jenë hetuar ata që e thanë këtë. Tani këtu sistemi po nxjerr gjyqtarët e korruptuar, më thoni pse të them ‘të korruptuar’. Unë krimin e shoh sheshit. Ti kërkon të më frustrosh mua, sikur kam thënë një gjë që s’duhet ta thoja. Nevoja që kemi ne është që unë ta them këtë, që Prokuroria të shkojë të hetojë paratë e atyre grataçelave, nga kanë ardhur.
Minxhozhi: Në mungesë të drejtësisë kemi trashë gojën pra, ky është problemi.

Lubonja: Për mua rruga për të dalë nga kjo nuk është një anije, por një çështje flote, ku të gjithë pushtetet, mundësisht dhe pushteti mediatik, të jetë në krah të asaj drejtësie që mbështet opinionin publik për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Duhet reformim i partive politike, i ligjeve, i mediave dhe shumë gjërave.
Minxhozhi: Na e çove zgjidhjen në 2100.
Vasjari: Nuk kam asnjë lloj qëllimi të frustroj ty. Unë shtrova një çështje principale. Unë do iu them atyre politikanëve të pafajshëm, deri sa të ketë një vendim. Gjithsecili mund të merret me provat e rrugës, unë nuk merrem. Këtë kulturë të fëlliqur na e ka adoptuar politika, dhe e kanë marrë edhe studiot.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here